Procesi i Paketimit
Mbas mbarimit të vjeljes dhe seleksionimit, fillon procesi i paketimit të peshkut. Peshku seleksionohet sipas peshës dhe klasës, dhe paketohet në arka polistiroli me kapacitet 6 kg, të cilat plotësohen me akull për të ruajtur freskinë gjatë transportit.
Çdo arkë etiketohet me informacionin e plotë: lloji i peshkut, pesha, data e paketimit dhe certifikatat përkatëse. Procesi i paketimit kryhet në ambiente të kontrolluara termikisht, duke respektuar standardet ndërkombëtare të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
Mbas paketimit fillon procesi i shitjes dhe shpërndarjes. Malli shoqërohet me dokumentacionin e plotë ligjor — certifikatë veterinare të lëshuar nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.